Vajza e zhdukur nga Kaçaniku, gjendet në Pejë

16 vjeçarja nga Kaçaniku e cila u raportua e zhdukur që prej dje, është gjetur gjatë ditës së sotme në Pejë.

E njëjta, siç bën të ditur Policia e Kosovës, ishte zhdukur edhe më 6 shkurt, ndërsa policia e kishte kthyer tek familja.

“Lidhur me rastin e raportuar dje nga familjarët, (11.02.2019),  për zhdukjen e vajzës së tyre të  mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregtare në Pejë,  dhe e njëjta është sjellë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do t’i dorëzohet familjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Lidhur me rastin e raportuar dje nga familjarët, (11.02.2019),  për zhdukjen e vajzës së tyre të  mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregtare në Pejë,  dhe e njëjta është sjellë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Me rastin janë duke punuar hetuesë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do ti dorëzohet familjes.

Poashtu, familja e të miturës, ka raportuar edhe me datën 06.02.2019 zhdukjen e saj, ndërkohë që policia e kishte gjetur dhe kthyer në familje me datën 10.02.2019