Van Dijk turpëroi edhe lojtarin më të shpejtë në Premier Ligë

Virgil van Dijk pranoi se ishte i ftohur dhe nuk ishte i gatshëm 100% në ndeshjen ndaj Wolves, por megjithatë ai bëri një tjeter paraqitje të jashtëzakonshme.

Holandezi ishte vendimtar në cdo ndërhyrje, madje shënoi edhe një gol për t’i ndihmuar skuadrës të argëtoj tre pikë.

Përvec kësaj, një moment gjatë ndeshjës nuk ka lënë pa u vënë re, sidomos nga tifozët e Liverpoolit.

VVD realizoi një sprint dhe një ndërhyrje fantastike ndaj sulmuesit Adama Traore, i cili llogaritet si lojtari më i shpejtë në Premier Ligë.