Vasfije Krasniqi-Goodman mbjell pemë në kujtim të viktimave të dhunës seksuale

Vasfije Krasniqi ka mbjellur sot një pemë në shenjë përkujtimi për viktimat e dhnunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pemën ajo e mbolli në parkun “Heroinat” duke nominuar që të njëjtin veprim ta bëjnë edhe kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, kryetarja e komisionit për Njohjen dhe Verifikimin e Viktimave të Dhunës Seksale, Minire Begaj, si dhe ministri për Punë dhe Mirëqenie Soeciale, Skëndër Reçica

Këtë ajo e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Në kujtim të të mbijetuarve dhe viktimave të dhunes sexuale gjatë luftes në Kosov, ne mbjellem një pemë në Parkun Heroinat. Unë shpresoj se forca dhe guximi ynë te rritet sikur qe rritet kjo pemë”, ka shkruar Krasniqi-Goodman në Facebook.