Vazhdojnë dyshimet për koronavirus në Kosovë, qytetarët të alarmuar

Në Klinikën Infektive në QKUK po vazhdojnë të paraqiten raste të dyshimta me koronavirus.

Në Klinikën Infektive në QKUK dje është paraqitur me dyshime për koronavirus një shtetas jokosovar, 69-vjeçar, i cili ka qëndruar në Itali dhe dy shtetas të tjerë kosovarë, 25-vjeçar dhe 23- vjeçar, të cilët kanë ardhur dje nga Italia.

Të tria këto raste rezultuan negative me këtë virus.

Përhapja e shpejtë e tij tashmë ka shkaktuar panik te qytetarët

Në Klinikën Infektive në QKUK po vazhdojnë të paraqiten raste të dyshimta me koronavirus, të cilat më pastaj po rezultojnë të jenë negative.

Disa nga rastet e paraqitura në këtë Klinikë kanë udhëtuar së fundmi për në Itali, ku edhe është përhapur koronavirusi.

Deri tani më shumë se 10 persona në Klinikën Infektive janë vlerësuar si të dyshuar me këtë virus vdekjeprurës.

Gjatë ditës së djeshme u raportua po ashtu për persona të dyshuar me të, të cilët ishin kthyer nga Italia, por që analizat prapë rezultuan negative.