Vdes një udhëtar në Aeroportin “Adem Jashari”

Një person ka vdekur gjatë ditës së sotme në Aeroportin e Prishtinës. Vdekjen e tij e kanë konfirmuar zyrtarë të Aeroporti. Derisa Polica e Kosovës nuk ka dhënë informata.
“Konfirmojmë se një udhëtar ka ndërruar jetë sot në ANP Adem Jashari”, ka thënë zëdhënësja e Aeroporti, Valentina Gara.

Ajo ka thënë se informatat tjera për këtë rast mund të merren në Policinë e Kosovës.

Ne disa media është raportuar se e ndjera është një 75 vjeçare jetë teksa po hynte në aeroplan për të udhëtuar për në Basel. E moshuara po udhëtonte me djalin e saj.