Vendim i ri i Qeverisë/Kush nuk bartë maskë, bën vepër penale

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes konferencës për media tha se vendosja e maskës është e obligueshme dhe se ata që nuk e vendosin, bëjnë vepër penale.

“Masat janë të thjeshta, shumë të qarta, maskat, distanca dhe larja e duarve, jemi të obligueshëm të gjithë t’i marrim këto masa, kur ecim, kur hipim në autobus. Çdo kush që nuk i zbaton këto masa, bën vepër penale, sepse rrezikon shëndetin e vet, jetën e vet dhe shëndetin e të tjerëve”, u shpreh Hoti.

Hoti gjithashtu tha stafi mjekësor është 8% i prekur, për shkak të punës së madhe të tyre

“Stafi mjekësor është duke bërë maksimumin, 8% e të infektuarve janë mjekë, sepse ata janë vija e parë e frontit”, tha Hoti.

Më tutje, ai tha se situata është nën kontrollë, por nën kontrollë të brishtë, gjithashtu theksoi se inspektorët do të jenë në rrugë 24 orë.