Veseli uron besimtarët katolikë me rastin e festës së “Zonjës së Madhe”

Kryeparlamentari i Kosovës, njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në manifestimin tradicional të besimtarëve katolik kushtuar festës së ‘’Zonjës së Madhe” në Letnicë të Vitisë.

Veseli ka shkruar në Facebook se kjo festë të mbush me shpresë të frymëzuar nga motivet e larta shpirtërore.

“Sonte u bashkova me besimtarët katolikë në Letnicë të Vitisë, me rastin e manifestimit tradicional fetar të përvitshëm kushtuar ‘Zojës së Madhe’. Ky është një vend i bukur që ia vlen të vizitohet. Mijëra besimtarë nga vise të ndryshme të Kosovës dhe vende tjera, janë mbledhur në këtë festë të bukur të mbushur me shpresë, të frymëzuar nga motivet e larta shpirtërore për të demonstruar adhurim ndaj Zotit”, ka shkruar Veseli.

Në fund, Veseli ka uruar të gjithë bashkëkombësit katolik si dhe ata nga Shkodra, Ulqini dhe Tivati.

“Unë i uroj të gjithë bashkëkombësit katolikë për këtë festë të rëndësishme e cila festohet edhe në Shkodër, Lezhë, Ulqin e Tiva”, ka shkruar Veseli.