Veseli: Ushtria e Kosovës, garantuese e stabilitetit në rajon

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe njëherë ka bërë me dije se më 14 dhjetor do të krijohet ushtria e Kosovës e cila do të jetë ushtri e paqes.

“Kjo është ditë e paqes, ditë që shënon edhe ditën ku kanë rënë edhe dëshmorët e Kosovës. Do të jetë gëzim për të gjithë, për Kosovën e rajonin, ushtria do të jetë ushtri e paqes”, tha Veseli në një intervistë për RTK-në.

Sipas tij Kosova do të intensifikojë marrëdhëniet me IOWA në shumë fusha.

“Kosova do të jetë kontribuuese e paqes, Ushtria e Kosovës është garancë për stabilitetin e Kosovës e rajonit. Ne nuk duam konflikt, Serbia duhet të kuptojë se ushtria e Kosovës është e paqes”, tha Veseli.