Vetëvendosje: Sokol Haliti po manipulon opinionin

Lëvizja Vetëvendosje! dega në Viti, përmes një postimi në faqen zyrtare ka akuzuar për manipulim të opinionit publik nga ana e kryetarit të Vitisë Sokol Haliti.

Vetëvendosje, ka publikuar edhe disa fotografi të rrugës “Hasan Prishtina” në qytet, ku shihem gropat në asfalt i cili është shtruar në fund të vitit 2018.

Ky është postimi i plotë:

U bënë 5 vite qeverisje që Sokol Halitit premton ndryshim për qytetin e qytetarët e Vitisë, por fatkeqsisht ndryshimi pozitiv nuk po duket në jetën e qytetarëve të komunës sonë, por e kundërta po ndodh. Qeverisja e z. Halitit po vazhdon me të njejtën logjikë të qeverisjeve të mëhershme, madje mënyra e qasjes dhe metodat që praktikon kryetari Haliti për të manipuluar opinionin e qytetarëve janë më shumë se të mbrapshta. 

Këtë e dëshmon edhe rruga “Hasan Prishtina” ( Viti-Pozheran), që shihet në fotot e mëposhtme e cila është shtruar në fund të vitit 2018, por nga cilsia e dobët ajo është dëmtuar shumë vetëm për pak muaj.

Sokol Haliti në fakt, në vend të zgjidhjeve konkrete dhe të qëndrueshme, po ofron vetëm veprime siperfaqësore e të paqëndrueshme që nuk i shërbejnë interesit të përgjithshëm të qytetarëve të Vitisë, por vetëm grupeve militante të partisë në pushtet. Pra, të gjitha këto dhe të tjera, fatkeqësisht po e konfirmon bindjen e Lëvizjes VETEVENDOSJE! se Sokol Haliti nuk janë zgjidhja për ndryshimin që ka nevojë Vitia dhe qytetarët e saj.