Vetura godet biçikletën në Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Gjilan në mes të një veture dhe një biçiklete në rrugën “Marie Shllaku”

Nga një video e dërguar në adresë shihet personi që ishte duke e ngarë biçikletën është goditur nga vetura derisa ishte duke e kaluar rrugën në zebra.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një biçiklete. Fatmirësisht ka kaluar me lëndime të lehta”, ka thënë Hashani.