Video/ Rita Ora bën krenarë shqiptarët, shfaqet me veshje popullore në albumin e ri

Rita Ora njoftoi disa ditë më parë se më 12 shkurt do të publikojë një mini-album të ri.
Këngëtarja zbuloi se projekti i ri do të mbajë titullin “Bang” dhe do të ketë bashkëpunime me disa artistë të njohur, ku mund të përmendim Imanbek, David Guetta, Gunna etj.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar se projekti do të jetë një miks midis popit modern, kulturës së viteve ’80-’90 dhe muzikës house. Gjithashtu shtoi se në disa pasazhe do të ketë pasqyrim të kulturës shqiptare.
Por mesa duket Rita e ka mbajtur fjalën. Ajo ka publikuar në Instagram triler-in e albumit dhe ajo që bie në sy është veshja tradicionale shqiptare.
Kjo ka shtuar dhe më shumë entuziazmin në mesin e fansave të saj shqiptarë, të cilët janë shprehur nëpër komente krenarë që këngëtarja ka zgjedhur të promovojë traditat shqiptare në një mënyrë kaq të bukur dhe domethënëse.