Videoja që ka pushtuar rrjetet sociale: Vogëlushi shqiptar që refuzon të quhet zvicran

Në vetëm pak orë, videoja e një vogëlushi shqiptar arriti të grumbullonte më shumë se 9,400 pëlqime, 745 komente dhe u shpërnda më shumë se 400 herë në Facebook.

Në videon e postuar nga Shqipëria Ime në Facebook, shihet një i ri shqiptar i cili i thotë (me shaka) të birit “se ai është zvicerian dhe jo shqiptar” lidhur me faktin se vogëlushi ka lindur në Zvicër.

“Unë jam shqiptar, por kam lindur në Zvicër,” dëgjohet të thotë i vogli që këmbëngul deri në fund për origjinën e tij.

https://www.facebook.com/SHQIPERIA.IME.2010/videos/412873479319293/?v=412873479319293