Vizat për Krishtlindje? Flet zyrtari gjerman

Kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, ka thënë se shteti i tij, Gjermania do të vazhdojë të punojë për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

“E dimë qe kosovarët kanë një pakënaqësi të madhe me vizat, neve na vjen keq qe fatkeqësisht kosovarët ende nuk munden të gëzojnë lëvizjen e lirë. Ne do të punojmë në këtë drejtim”, tha ai pas takimit që pati me Isa Mustafën, kryetarin e LDK-së.

Zyrtari gjerman nuk ka folur për atë nwse vizat do të jenë “dhuratë” e kosovarëve për krishtlindje

Ka qenë kryeministri në detyre, Ramush Haradinaj, ai që disa herë brenda javësh, ka thënë se vizat do të mund të jenë “dhuratë për kosovarët” para festës së Krishtlindjes.

Kjo deklaratë e tij u bë më e madhe – sidomos pas takimit që pati me një delegacion gjerman.