Vjosa Osmani pritet të mos e udhëheqë seancën

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pritet të mos e udhëheqë seancën e sotme të jashtëzakonshme, kur pritet të votohet për qeverinë Hoti

Në mungesë të saj, seancën pritet ta udhëheqë Kujtim Shala, meqë as deputetët e VV-së nuk pritet të jenë në seancë.

Osmani dje propozoi një qeveri teknike si fazë transitore deri në zgjedhjet e reja.