Vuçiq i lutet kinezëve për ndihmë: Na ndihmoni, ne jemi vëllezër!

Xhirimi në të cilin është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në Serbi, dhe sidomos pjesa në të cilën lutet Kina për barëra, pajisje dhe mjekë, është emetuar në televizionin kinez si dhe në rrjetin social Weibo.

Adresimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në të cilin në mënyrë të posaçme ka theksuar se në vend se t’i drejtohet Bashkimit Evropian për ndihmë, ai do t’i drejtohet Kinës, gjegjësisht presidentit Xi Jiping, të cilin e ka quajtur vëlla, ka shkaktuar jehonë të madhe në këtë vend komunist.

Xhirimi në të cilin është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në Serbi, dhe sidomos pjesa në të cilën lutet Kina për barëra, pajisje dhe mjekë, është emetuar në televizionin kinez si dhe në rrjetin social Weibo.

Menjëherë kanë filluar komentet e qytetarëve të Kinës të cilët po i japin përkrahje “vëllezërve të tyre serbë” dhe kanë kërkuar që menjëherë t’iu dërgohet ndihma.

Komentet më të shpeshta kanë qenë “Natyrisht se do t’ju ndihmojmë”, “ne jemi vëllezër të vërtetë”, “ne jemi miq”.