Vuçiq: Kjo gjë më detyron të luftojë për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ” Urdhri i Shën Savës”, me të cilin u nderua, e detyron atë të bëjë më shumë dhe të luftojë më shumë për Serbinë dhe unitetin e saj.

“Të luftoj për Kosovën, si dhe të mbështes popullin tonë në perëndim të Drinës dhe Danubit, por edhe në Mal të Zi dhe kudo ku ata jetojnë. Pas kësaj, unë do të qëndroj dhe do të bëhem kalimtar dhe i përkohshëm, me shpresën që serbët të bëhen një dhe se e vërteta do ta mposhtë gënjeshtrën”

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu dha Urdhri i Shën Savës me vendim të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve.

Urdhri i Shën Savës i shkallës së parë është njohja më e lartë e Kishës Ortodokse Serbe, e cila dallon personat shpirtërorë dhe laikë për merita të veçanta për kishën, në fushat shpirtërore, arsimore dhe humanitare