Vuçiq: SHBA nuk do të heqë dorë nga shfuqizimi i taksave

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i bindur se SHBA nuk do të heqë dorë nga kërkesa ndaj Prishtinës t’i shfuqizon taksat në mënyrë që të përmbushet kushti për fillimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq ka shtuar se nuk ka asnjë dyshim se në disa vende të BE ekzistojnë simpatitë e caktuara ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Kanë ekzistuar simpatitë ndaj Kurtit edhe në një pjesë të publikut tonë derisa nuk filloi të flasë për Shqipërinë e Madhe”, ka pretenduar Vuçiq.