Vuçiq: Todosijeviq e tha të vërtetën, masakra e Reçakut ishte fabrikim i Walkerit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbështetur deklaratën e ish- ish-ministrit të MAPL-së, Ivan Todosijeviq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se deklarata e ish-ministrit të të MAPL-së, Ivan Todosijeviq, ishte e vërtetë në lidhje me masakrën e Reçakut dhe se sipas tij, e gjithë kjo ka qenë fabrikim i ish-ambasadorit të OSBE-së, William Walker, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, autoritetet kosovare po duan që serbëve t’ua ndalojnë edhe mendimin e lirë, duke shtuar se Todosjeviq, u shkarkua vetëm për shkak se i tha të vërtetën rreth Reçakut, megjithëse, siç thotë ai, sot të gjithë e dinë se masakra e Reçakut ishte fabrikimi nga William Walker.

“Është sikur të ishin djemtë e mirë që luftuan për liri, sikur Todosijeviq të kishte vrarë 19 dëshmitarë, e jo dikush tjetër. Ai ka thënë diçka që nuk i pëlqen lobi kriminal shqiptar …”, ka thënë ndër të tjerash Vuçiq.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar dje nga detyra ministrin serb të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq për shkak të deklaratave të tij kundër shqiptarëve dhe Kosovës.