VV: Nuk kemi datë për takim me LDK, por besojmë në arritjen e marrëveshjes

Dështimi i arritjes së marrëveshjes bashkëqeverisëse mes LDK-së dhe LVV-së gjatë ditës së djeshme ka tensionuar  situatën mes këtyre dy partive.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar se nuk do të takohet gjatë ditës së sotme me liderin e VV-së Albin Kurti.

E nënkryetarja e VV-së Fatmire Mullhaxha-Kollçaku thënë se bisedimet do të vazhdojnë deri sa të ketë një harmonizim të ndarjes së posteve.

“Krejt çfarë mund t’ju them është se bisedimet do të vazhdojnë , është e vërtet që  kemi një moment reflektimi, por meqënese i kemi dakorduar çështjet programore tash mbetet të harmonizohet edhe kjo pjesa tjetër. Sa i përket takimeve nuk mund të them asgjë të re. Deri tani çdo gjë është e njohur për opinionin publik, besoj dhe kjo pjesa tjetër me kalimin e kohës do të harmonizohet dhe ky koalicion do të jetësohet” ka thënë Kollçaku.

Kollçaku thotë se duhet të bëhet një marrëveshje e bazuar në Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi të Kosovës.

“Krejt çka duhet të ndodhë është të respektohet fakti që lëvizaj Vetëvendosje ka dale e para, që Albin Kurti është Kryenministër i ardhshëm dhe të gjitha të tjerat duhet të ndodhin bazuar në Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Duhet të respektohen procedurat edhe rezultati i zgjedhjeve edhe të bëhet një marrëveshje e cila është edhe e bazuar në Kushtetutë por edhe një marrëveshje që do të jetë në të mirë të qytetarëve. Lëvizja Vetëvendosje është e interesuar që qeverisja e ardhshmme të jetë ajo qeveri e pritshmërive të qytetarëve , që do të sjellë ndyshim por edhe do të reflektojë drejpërdrejtë në jetën e qytetarëve . Ajo çka duam ne është se komplet marrëveshja dhe qeverisja të jetë ndryshe nga qeverisjet e deritanishme kanë qënë të bazuar më shumë në interesa të grupeve të caktuara se sa në interesa të qytetarëve. Unë jam e bindur që do të ketë vazhdim të bisedimeve dhe të dy subjektet do të duhet të veprojnë në të mirë të qytetarëve. Çdo ditë që kjo qeveri nuk formohet është në dëm të qytetarëve.” tha Kollçaku

Kujtojmë se këto dy subjekte politike  nuk arritën të bënin një koalicion edhe para zgjedhjeve të 6 tetorit.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjdhje  arriti të dale subjekti I pare politik me 29 deputetë ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës subjekti I dytë me 28 deputetë.