VW fillon prodhimin e modelit të ri elektrik

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen (VW), njoftoi se ka nisur porositë paraprake për modelin e ri elektrik ID.3, me çmim fillestar prej 30 mijë eurosh.

Sipas njoftimit të bërë nga kompania, konsumatorët e 29 vendeve evropiane do të mund të bëjnë porosinë e tyre paraprake duke depozituar 1 000 euro.

Porositë paraprake do të jetë të kufizuara në 30 mijë modele ndërsa distanca e këtij modeli se sa mund të shkojë me një bateri të mbushur, thuhet të jetë mes 330 deri 550 kilometra.

Prodhimi i këtij modeli do të fillojë në fund të vitit, ndërkaq konsumatorëve do t’u dorëzohen në mes të vitit të ardhshëm.