Wanda: Icardit mund t’ia marrësh penalltitë dhe shiritin e kapitenit, po jo edhe dëshirën për të luajtur

Wanda Nara ka thënë derisa drejtuesit e Interit kanë mundur t’ia marrin shiritin e kapitenit dhe përgjegjësinë për t’i gjuajtur penalltitë bashkëshortit të saj, Mauro Icardit, ata nuk kanë mundur t’ia marrin dëshirën për të luajtur në fanellën zikaltër.

Icardi i kaloi gjashtë jashtë Interit, pasi klubi ia mori shiritin e kapitenit, që për koincidencë ndodhi në një kohë kur ai kërkoi ta shërojë një lëndim të dyshuar në gju

Megjithatë, sulmuesi argjentinas është rikthyer në skuadër dhe në ndeshjen e fundit të Interit këtë të diele, ai ia la penalltinë Ivan Perisicit në fitoren 3:1 kundër Frosinones.

“Ata ishin në gjendje t’ia merrnin shiritin e kapitenit dhe penalltitë, por jo edhe lumturinë për të luajtur për Interin”, tha Wanda për Tiki Taka.

“Icardi ishte i pari që e përqafoi Perisicin. Mbase ai ia ka kërkuar ta gjuajë dhe Mauro i ka thënë ‘po’. Nuk do të thotë që ata patjetër të jenë miq”, shtoi ajo.