Werderi me njoftim për Milot Rashicën, gati për startin e Bundesligës

Rashica pritet të jetë gati për sfidën e së shtunës kundër Fortuna Duseldorfit.

Werder Bremeni do ta nisë edicionin e ri në Bundesliga të shtunën. Në “Weserstadion”, Werder do të presë skuadrën e promovuar, Fortuna Duseldorf.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, pritet të jetë gati për të startuar në ndeshjen e parë në Bundesliga për sezonin 2019/20.

Në fillim ishte në dyshim, pasi gjatë ditës së djeshme, 22-vjeçari u stërvit i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Por, përmes një postimi në llogarinë zyrtare të klubit në “Twitter”, Werder ka bërë të ditur se Rashica është kthyer në stërvitje të plota me grupin, ashtu si edhe Pizzarro.

“Kevin Möhëald është rikthyer në stërvitje pas problemeve të vogla në gju. Pizzarro dhe Milot Rashica, gjithashtu janë rikthyer në stërvitje, pasi u stërvitën të veçuar gjatë ditës së djeshme”, shkruhet në njoftimin e klubit në “Twitter”.

Ai ka edhe një ditë stërvitje për të qenë gati për startin e Bundesligës.

Rashica ishte futbollisti më i mirë i Werder Bremen edicionin e kaluar derisa mori edhe çmimin ‘Lojtari i Vitit’.

Ai e mbylli sezonin me 12 gola dhe 6 asiste në 30 paraqitje.