WhatsApp dhe Facebook me sistem të ri për ruajtjen e privatësisë

Aplikacionet, Facebook dhe WhatsApp kanë paraqitur një sistem të ri të ruajtjes së privatësisë duke i lejuar përdoruesve kontrollimin e pjesëmarrjes në grupe.

Në uebsajtin e tyre, kompania tha se përdoruesit mund të përdorin këtë sistem prej javës tjetër të gjithë ata të cilët e posedojnë versionin e ri të aplikacionit.

Janë rrethë 200.000 përdorues te WhatsApp, prej tyre edhe politikan të cilët i përdorin grupet të flasin për tema politike, e disa prej tyre duke shprëndarë informata false kanë çuar vendin në kaos.

Faqet të tjera të mediave sociale kanë marrë masa të ngjashme. Facebook njoftoi kohët e fundit se do të vepronte për të zvogëluar përhapjen e informacionit të rremë në platformën e tij, duke bllokuar llogaritë e rreme dhe duke angazhuar organizata të jashtme të kontrollit të fakteve për të ndihmuar në moderimin e përmbajtjes.