Xhaka rikthehet në kohë për Liverpoolin: Jam kthyer dhe po ndihem mirë

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, është rikthyer tamam në kohë për ndeshjen derbi të Premierligës kundër Liverpoolit, pasi mungoi javën e kaluar kundër Burnley shkaku i lëndimit.

Mesfushori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës u stërvit të mërkurën me skuadrën e Unai Emery, për herë të parë që prej lëndimit që e pësoi para një jave

26-vjeçari e ka njoftuar rikthimin në stërvitje, tri ditë para se Arsenali ta vizitojë Liverpoolin në Anfield, duke postuar fotografi nga stërvitja me bashkëlojtarë.

Ai është shprehur: Jam rikthyer.. po ndihem mirë”.

Xhaka mungoi në fitoren e Arsenalit 2:1 kundër Burnley në fundjavë, për shkak se kishte disa probleme të vogla me shpinën dhe këmbën.

Megjithatë, ai pritet të ftohet për ndeshjen e fundjavës kundër Liverpoolit të Xherdan Shaqirit.

I’m back… and I’m feeling gooood 😎 #GX34

Posted by Granit Xhaka on Wednesday, August 21, 2019