Xiaomi patenton telefonin me notch dhe dy kamera poshtë ekranit

Xiaomi ka dorëzuar kërkesën për patent tek World Intellectual Property Organization (IPO) për telefonin me dy selfie kamera dhe prerjen që gjendet në pjesën e poshtme të ekranit. Po ashtu, LetsGoDigital ka gjetur kërkesën për patent të versionit të telefonit i cili kamerat i ka në këndet e poshtme.

Baza e kodeve identifikuese dhe regjistrimeve të WIPO datojnë nga 25 maji i vitit 2018. Skematika po ashtu zbulon edhe dy kamera në pjesën e pasme dhe panelin e përparmë pa kornizë.

Një sistem i ngjashëm por prapëseprapë i pazakontë është patentomi i dy vrimave të kamerave në këndet e sipërme. Shihen dy variante të ndryshme të patenteve, ku njëri shfrytëzon ekranin si altoparlant (ngjashëm me atë që ofrojnë Xiaomi Mi Mix dhe Huawei P30 Pro)

Kompanitë zakonisht patentojnë lloje të ndryshme të dizajneve të pazakonta, për t’u siguruar që nuk do t’i grabisë askush tjetër, ashtu që nuk është e sigurt nëse këto zgjidhje do të implementohen ndonjëherë në pajisje komerciale.