Xiaomi përgatit teknologjinë 100W Super Charge Turbo

Kompania Xiaomi është e gatshme t’i lansojë teknologjitë e veta për mbushje të shpejtë. Brendi i popullarizuar kinez zyrtarizon teknologjinë Super Charge Turbo. Bin Lin (bashkëthemelues dhe president i kompanisë) e ka publikuar një video e cila e demonstron teknologjinë e re, raporton MySmartPrice.

Super Charge Turbo është flash teknologjia më e shpejtë botërore e mbushjes, duke e ofruar opsionin e mbushjes së shpejtë prej 100W nëpërmjet kabllos. Teknologjia mundëson që telefoni me një bateri prej 4000mAh të mbushet plotësisht për vetëm 17 minuta. Kjo është dukshëm më shpejtë se ajo që e ofrojnë zgjidhjet aktuale të mbushjes. Teknologjia Huawei 55W SuperCharge për Mate X mundëson që bateria prej 4500mAh të mbushet nga 0 në 85% për 30 minuta

Aktualisht, Xiaomi ofron mbushje të shpejtë prej vetëm deri në 27W përmes kabllos së telefonit. Megjithatë, madje edhe modeli premium Mi 9 ofrohet vetëm me mbushës prej 18W në paketim. Se a do ta shohim ndonjë telefon premium të Xiaomi të pajisur me mbushësin e ri Super Charge Turbo këtë vit, mbetet për t’u parë.