Yllka Gashi: Inspirimi që qëndron prapa “Zgjoi”, është heroina Fahrije Hoti

Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, e cila luajti rolin kryesor në filmin “Zgjoi”/Hive” me personazh Fahrije Hoti, ka postuar fotografi të reja në rrjete sociale, pas fitores së madhe në festivalin e madh “Sundance”.

Ajo u fotografua krah Fahrije Hotit të vërtetë të cilën e quajti “Heroinë”.

“Inspirimi që qëndron prapa “Hive/Zgjoi”. Heroina e vërtetë znj. Fahrije Hoti dhe gratë punëtore të Krushës.

Përjetësisht falenderuese.

Këto foto janë bërë me 25 Korrik 2018. Blerta Basholli”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.