Zaev kërkon zgjedhje në Maqedoninë e Veriut më 14 qershor, partitë shqiptare të paharmonizuara

Kryetari i Lidhjes Social-Demokrate në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 14 qershor me pretendimin pasi nëse ato do të lihen të zhvillohen në vjeshtë, mund të jenë të rrezikuara për shkak të një vale të re të mundshme epidemie prej koronavirusit.

Partitë shqiptarë kanë qëndrime të ndryshme mbi mbajtjen e zgjedhjeve. BDI-ja kërkon mbajtjen e tyre sa më parë që të jetë e mundur, ndërsa Aleanca për Shqiptarët, në opozitë, kërkon që të mbahen pasi të hapen kufijtë në mënyrë që e drejta e votës t’i sigurohet edhe atyre që ndodhen jashtë vendit.

Zgjedhjet ishin parashikuar të mbaheshin më 12 prill por u shtynë për shkak të pandemisë. Aktualisht vendi drejtohet nga një qeveri teknike në të cilën merr pjesë edhe VMRO DPMNE-ja opozitare.