Zakharova: Kosova po ua shtrëngon lakun serbëve

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zakharova në Kosovë po “vëren masa të Qeverisë së saj që janë shtrëngim laku ndaj serbëve”, me të cilat, sipas saj, “krijohen kushtet të padurueshme që shpien në spastrimi etnik”.

Ajo është shprehur kështu gjatë konferencës së saj për shtyp, përcjell b92.

Sipas këtij portali serb, Zakharova ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare “që ta realizojë mandatin e vet dhe të mos lejojë”, siç ka thënë ajo, “dhunë ndaj serbëve kosovarë”, duke vlerësuar se “forcat ndërkombëtare edhe më parë e as tash s’e pengojnë dhunën”, transmeton Koha.net.

“Radikalët e Kosovës me qëllim po e rrënojnë stabilitetin dhe ata janë burim i konflikteve në rajonin Ballkanit”, citohet të ketë thënë Zakharova .

Sipas saj, autoritete e Kosovës po e ashpërsojnë kontrollin në kufi me arsyetim se po i mbyllin kanalet e hyrjes ilegale të mallrave serbe duke përkeqësuar kështu furnizimin me ushqime.

Veç kësaj, ka thënë ajo, Kosova ka shpallur fletë arrestin për shumë politikanë serbë, Parlamenti ka miratuar Platformën me ton ultimativ që ia humb kuptimin dialogut e kohë më parë është përpjekur edhe ta vendosë kontrollin në kombinatin Trepça”.