Zbulimi që fitoi çmimin Nobel për mjekësi, shpresë për trajtimin e këtyre sëmundjeve

Peter Ratcliffe nga Universiteti I Oksfordit, Francis Crick dhe Gregg Semenza nga Universiteti Johns Hopkins kanë fituar çmimin Nobel për mjekësi, me hulumtimin e tyre shkencor mbi atë, se si qelizat e pranojnë dhe adaptohen me ndryshimin e sasisë së oksigjenit në organizëm, shkruan BBC

“Rëndësia e oksigjenit për funksionimin e qelizave është ditur kohë më parë, mirëpo mekanizmi se si qelizat adaptohen me ndryshimin e nivelit të oksigjenit nuk është ditur deri tani”, kanë shpjeguar shkencëtarët, duke shpjeguar rëndësinë e këtij zbulimi.

Përdorimi I oksigjenit nga qelizat ëshë një processqë fillon që nga periudha e embrionit.

Ky zbulim ka ardhur kur shkencëtarët kanë vërejtur se krahas uljes së nivelit të oksigjenit në organizëm rritej një hormon I quajtur- eritroproteinë. Kjo rritje ishte për shkak se disa proteina specifike e ndryshonin aktivitetin e ADN-së në rastet, kur niveli I oksigjenit binte.

Zbulimi i këtyre tre shkencëtarëve do të çojë në gjetjen e trajtimeve të reja për aneminë dhe disa lloje të kancerit.