fbpx

Zbulohet çmimi i biletave për ndeshjen Kosova – Republika Çeke

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar çmimin e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites do të dalin në shitje biletat e ndeshjes kualifikuese për Euro 2020, Kosova – Republika Çeke, e cila do të zhvillohet më 7 shtator në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ashtu sikurse deri më tash biletat mund t’i blini nëpërmjet platformës online www.tiks.app

Ndër të tjera, shtëpia e futbollit kosovar ka njoftuar se biletat pritet të kushtojnë 5 euro mbrapa golave, 10 dhe 15 euro në Lindje si dhe 20 euro në Perëndim, ndërsa biletat VIP do të kushtojnë 80 euro.