Zbulohet skuadra e re e Icardit, është për tu befasuar

Mauro Icardi do të përshëndetet me Interin në verë.
Mauro Icardi ka kohë që e dëshiron largimin nga Inter, andaj në verë do t’i ndajnë rrugët.

Sulmuesi argjentinas nuk dëshiron të luajë më te skuadra italiane, ndërsa PSG është hedhur në sulm për shërbimet e tij

Skuadra franceze është e gatshme që të paguajë 70 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Icardit në verë nga Inter.

Nerazurët i duan 110 milionë euro nga shitja e argjentinasit, mirëpo në tregun e transferimeve vlera e tij ka rënë në 80 milionë.