Zekiri: Mendoj të dorëzojë iniciativë për ndryshimin e Talat Xhaferit

Deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, mbrëmë në një emision debatues në TV24 tha se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, duhet të vetëdijësohet se çfarë bënë si kryetar Kuvendi dhe të mos mbajë inate personale.

Ai përmendi mos marrjen e imunitetit deputetit Trajko Veljanovski, si dhe kundërshtimet me ministren e Drejtësisë Renata Deskoska, për moscaktimin e seancës për Ligjin e PSP-së.

Zekiri tha se mendon të dorëzojë kërkesë për ndryshimin e Talat Xhaferit nga posti i kryetarit të Kuvendit, duke shtuar se Antonio Milloshoski ka thënë se OBRM-PDUKM-ja do të votojë për iniciativën e tillë, nëse ajo dorëzohet nga LSDM-ja.

Tensionet mes Talat Xhaferit dhe Muhamed Zekirit filluan në seancën në të cilën duhej të votohej për imunitetin e Trajko Veljanovskit, për anulimin e së cilës kreu i Kuvendit akuzoi deputetin e LSDM-së se e ka ofenduar.