Zëri që mrekullon në kohë pandemie!

E talentuar, e rritur në një familje artistësh, me një buzëqeshje që të bën për vete që në shikim të parë, Albina Kelmendi, një prej këngëtareve më të dashura për publikun ka promovuar në youtube këngën e saj të re të titulluar : Shko!

E realizuar edhe me videoklip, xhiruar duke i dhënë pamje të jashtëzakonshme nga bukuritë natyrore të Kosovës, kjo këngë vjen si “një ilaq” në kohë pandemie.

Albina vazhdon të befasoj për të mirë me zërin dhe paraqitjen e saj të mrekullushme!