Zgjidhet aktori kryesor i serisë së re “Walking Dead”

Së shpejti mbërrin seria e tretë nga bota e “Walking Dead”, ndërsa AMC më në fund e ka zgjedhur aktorin kryesor për të.

Nico Tortorella do të jetë ylli kryesor i serisë, e cila do të përqendrohet në gjeneratën e parë të fëmijëve të cilët rriten gjatë apokalipsit të zombive. Tortorella do të shfaqet në rolin e Felixit, njeriut të fjalës, i cili nuk ka frikë të luftojë për sigurinë e të tjerëve. Aktualisht atë mund ta shohim në serialin Younger, në të cilin do të vazhdojë të luajë pavarësisht angazhimit për spin offin e ri Walking Dead. Gjithashtu e kemi shikuar në seritë “The Following” dhe “Make It or Break It”.

Seriali i ri nga bota e “The Walking Dead” ende nuk e ka ndonjë titull zyrtar, ndërsa tashmë u është bashkuar serialeve të shumta origjinale të kult serisë “The Walking Dead”, e cila hyn në sezonin e 10-të dhe në spin offin e parë Fear the Walking Dead, i cili së fundmi u bë me sezonin e gjashtë. Përveç këtyre tri serive, AMC planifikon gjithashtu tre filma televizivë të cilët do të bëjnë fjalë për Rick Grimes, të cilin do ta luajë Andrew Lincoln. Seria nga stripat me po të njëjtin titull, të cilët shërbyen si model për serinë, do të përfundojnë së shpejti pas pothuajse dy dekadash.

Autorët e serisë së re janë Scott Gimple dhe Matt Negrete, të cilët po punojnë edhe në origjinal. Në seri më herët kishin role Alexa Mansour, Nicolas Cantu, Hal Cumpston, Annet Mahendra dhe Aliyah Royale. Produksioni së shpejti do të fillojë në Virginia, ndërsa AMC e planifikon premierën vitin e ardhshëm. Sezoni i parë do t’i ketë 10 episode.