Zidane e do Pogban në Madrid

Trajneri francez po planifikon ta projektojë ekipin madrilen për sezonin e ardhshëm. Ai e do me ngulm bashkëkombësin e tij në “Santiago Bernabeu”

Zinedine Zidane nuk është dorëzuar ende për Paul Pogban

Trajneri i Real Madridit shpreson që drejtuesit e klubit t’ia sjellin mesfushorin francez në Madrid, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.

Zidane ka nevojë për përforcime për ta rikthyer Realin në nivelet më të larta, siç e kishte dërguar gjatë tri vjetëve të eksperiencës së tij të parë.

Përfaqësuesi francez ishte objektiv i “Los Blancos” edhe verën që shkoi, por në fund nuk pati diçka konkrete.

Por, Reali do të tentojë për të edhe në janar, e mbi të gjitha për sezonin e ardhshëm.

Në alternativë, 13 herë kampioni evropian e ka Donny van de Beekun e Ajaxit