Zidane i jep fund ëndrrës së Neymarit për të luajtur në Bernabeu

Zinedine Zidane dëshiron të sjellë në ‘Santiago Bernabeu’ një yll nga Ligue 1, por nuk bëhet fjalë për Neymar.
Trajneri francez ka marrë për të dytën herë drejtimin e Real Madridit, dhe ka filluar të punojë për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.

‘Los Blancos’ të enjten kanë zyrtarizuar marrëveshjen me Porton për mbrojtësin Eider Militao, i cili bëhet transferimi i parë i Zinedine Zidane.

Raportet në Francë bëjnë të ditur se Zinedine Zidane, tani po mendon transferimin e yllit të Lyon, Nabil Fekir

Zidane e konsideron Fekirin si një nga lojtarët që mund t’i jap forcën e duhur sulmit të Real Madridit.

Me transferimin e Fekir, Zidane i mbyll derën Neymarit, i cili vazhdon të ëndërroj që një ditë të vesh fanellën e Real Madridit.