Zv/ministri i brendshëm i reagon Stefanoviqit: Rrudhe gojën se do të turpëroheni si asnjëherë

Deklaratat e zyrtarëve serbë se Beogradi është i gatshëm ta dërgojë ushtrinë e policinë në veri në rast nevoje kanë nxitur reagime të ashpra në Prishtinë.
Më herët gjatë ditës deklaratë të ngjashme dha edhe ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, raporton lajmi.net.

E ndaj të njëjtës ka reaguar zëvendësministri i Brendshëm i Kosovës, Selami Shkodra.

Ai, Stefanoviqin e ka quajtur grindavec dhe pinjoll i Vuçiqit.

Ky është shkrimi i tij:

Ministri foshnjor

Paska “kercënuar” ministri grindavec Stefanoviq një pinjoll i famëkeqit Vuçiç, i njejti paska përsëritur tashmë frazën e njohur se “Serbia paska gati ushtrinë dhe policinë për ndërhyrje eventuale në Kosovë” ,sa qesharak aq edhe foshnjor. Z.Stefanoviq ju keni turrur disa herë gjatë historisë ushtritë dhe policitë si dhe grupet dhe bandat paramilitare dhe çetnike famkeqe në Kosovë dhe gjithëherë jeni kthyer të turpëruar dhe kokëulur. Rrudhe gojën se do të turpëroheni si asnjëherë më parë nga institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës të cilat janë përplot me djem e vajza fisnike të cilet kujdesen dhe mbrojen të gjithë qytetaret e vendit pa dallim perkatesie etnike dhe religjioze mbi baza të parimeve të shtetit ligjor dhe të së drejtës dhe jo si pjesëtarët e juaj që din të vrasin vetëm gra dhe fëmijë, andaj mjaft se dikur do të jetë vonë!