Zyrtare: Hadërgjonaj nuk ftohet nga Zvicra, ka vend për Ajetin!

Florent Hadergjonaj edhe zyrtarisht ka mbetur jashtë skuadrës së Zvicrës për ndeshjet e marsit me Gjeorgjinë dhe Danimarkën.

Trajneri, Vladimir Petkovic, nuk i beson 24-vjeçarit të Huddersfield Town dhe duket që zgjidhja e vetme për Hadergjonajn është që të pranojë ftesën e Kosovës

Duke parë këtë veprim të Petkovicit, mund të jetë një sinjal se Florenti mund ta veshë fanellën e “Dardanëve” në ndeshjet e qershorit.

Xhaka, Mehmedi e Shaqiri janë të padiskutueshëm dhe janë ftuar për dy takimet e radhës, ndërsa një vend i është siguruar edhe sulmuesit të ri shqiptar të Baselit, Albian Ajeti