Zyrtare: Legjenda e Manchester Unitedit e nis karrierën si trajner me klubin anglez

Legjenda e Manchester Unitedit Paul Scholes është emëruar trajner i ri i klubit nga League Two, nivelin e katërt të futbollit anglez, Oldham.
Oldham njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se Scholes është emëruar trajner i ekipit të parë dhe ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje një vit e gjysmë

44-vjeçari ka punuar si analist futbolli që prej se u pensionua nga futbolli më 2011.

Ai mori përvojë shkurtazi si trajner nën menaxhimin e Ryan Giggs gjatë qëndrimit të uellsianit si trajner i përkohshëm në Old Trafford më 2014.

Oldham renditet në vendin e 14-të në League Two 42 pikë, me shumë pak gjasa për t’u ngritur një nivel më lartë, në League One