ZYRTARE: Trajneri kosovar suspendohet për një vit

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 16.04.2019, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhjet e kaluara si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara në javën e fundit datë 13-14.04.2019, për kundërvajtësit dhe për të njëjtit duke iu referuar raporteve zyrtare nga rastet e iniciuara, konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E :

KF “GJILANI“ nga Gjilani në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor datë 10.04.2019, për sjellje të gabuar të publikut të klubit të tyre në ndeshjen e javës së; XXVI-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA , e zhvilluar me datë 07.04.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare; minuta e 83; fyerje në kor drejtuar publikut kundërshtar), bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2; DENOHET me ; shqiptimin e masës disiplinore të; QORTIMIT.

KF “BALLKANI“ nga Suhareka (Arsim Kabashi) në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor datë 10.04.2014, për manifestim të sjelljeve të gabuara të presidentit të tyre Arsim Kabashi në ndeshjen e javës së; XXVI-të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI –FLAMURTARI e zhvilluar me datë 07.04.2019 në stadiumin e qytetit në Suharekë (raportet zyrtare; gjatë pushimit në mes dy pjesëlojëve të ndeshjes z. Arsim Kabashi futet në zhveshtoren e gjyqtarëve dhe me ton të lartë iu drejtohet gjyqtarëve me këto fjalë ; keni ardhur këtu me tendencë dhe iu kanë dërguar me qëllime të caktuara. Jeni duke na dëmtuar në shumë ndeshje. Kërcënime nuk pati por vetëm ngritje zëri. Me intervenimin e delegatit dhe policisë z Arsim Kabashi largohet nga zhveshtoret e gjyqtarëve). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 3 . DENOHET ; me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind euro ). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

SKENDER KAPRA ; trajner në klubin e futbollit “LIRIA“ nga Prizreni me numër të ID kartelës; 00289 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 12.04.2019, për ofendime me pastaj sulm fizik në gjyqtarin kryesor të ndeshjes së javës së; XVI-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e katedëve në nivel nacional; LIRIA – 2 KORRIKU e zhvilluar me datë 06.04.2019 në Prizren (raportet zyrtare nga ndeshja;) bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1; DENOHET ; me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funksioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare në kohëzgjatje për; 12 muaj (dymbëdhjetë muaj)

ERDOGAN BRANDO; trajner në klubin e futbollit “VËLLAZERIA“ nga Zhuri i Prizrenit, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor datë; 10.04.2019, për sjellje të gabuara (kërcënime dhe ofendime drejtuar gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së; XXI-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PASHTRIKU – VËLLAZERIA, e zhvilluar me datë 07.04.2019 në Rogovë të Hasit, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 3; DENOHET; me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe detyrave tjera në klub në kohëzgjatje për; 2 (dy muaj) për të gjitha ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës